Ndëron jetë gazetari tetovar Enver Shala

Advertisment

Tetova sot ka humbur njërin ndër intelektualët që la shenja në arsimin tetovar, në jetën publike dhe në gazetarin shqiptare në Maqedoni.

Enver Shala pas mbarimit të shkollës normale, ka vazhduar punën si arsimtar në shkollën fillore të fshatot Dobrosht.

Reklame

Prej vitit 1980, i ndjeri Shala ka punuar edhe si gazetar në ditoren Flaka.

Poashtu si i ri ka qenë aktiv e SHKA “Xheladin Zeqiri”.

 

Ja çka shkruan gazetari Ismail Arsllani për ish shokun/kolegun Enver Shalën.

U TRETË PËR NË AMSHIM KOLEGU IM, GAZETARI ENVER SHALA
Lajmi i hidhur që më erdhi sot në mëngjes, më bëri shpirtin skëterrë. Ikja kaq e beftë nga kjo jetë e shokut tim dhe kolegut, Enver Shala, më tronditi thellë.

Dje, pardje e ditë me radhë kontaktuam me telefon, pas shtrirjes së tij në spital, nga kjo linxhirë që na mbërtheu e sado që shumica ende nuk i besojnë, po merr pamëshirshëm jetë njerëzish.

“Më mirë jam, më mirë!”, më inkurajonte mua që të mos shqetësohem. Me Enver Shalën isha bashkë në foshnjore, te mësuesja Çelebije Toska, ishim bashkë në shkollim fillor e të mesëm, ishim bashkë me dekada në punën e vështirë të gazetarisë, ai në “Flakë” e unë në “Rilindje”, kemi heq të zitë e ullirit;

ishim bashkë edhe pas pensionimit, me shumë shaka e rrëfime nga e kaluara pranë kafesë, kishte aq shumë kujtime nga jeta dhe memorie të fuqishme për ngjarje të ndryshme me njerëz të ndryshëm, aq interesante e të dhembshme, por të gjitha këto u tretën me gjithë ikjen e tij nga kjo botë dhe ky kapitull u mbyll.

E lutja që këto kujtime t’i nxjerrë në kompjuter, vetëm më buzëqeshte, nuk thoshte as po e as jo, që të mos kundërshtojë insistimin tim. Ishte punëtor i madh në gazetari, derisa ishte aktiv, s’dinte të ndalej.

Tash, kur shkoi në botën e amshuar, mori me vete edhe enigmën e jetës së tij dhe kujtimet për jetën e njerëzve të tjerë. Ai la gjurmë të thella në gazetarinë shqiptare dhe gazetaria shqiptare sot mbeti më e varfër, Tetova humbi gazetarin e vet. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me parajsë.

/tetova1/