Ka ndëruar jetë veprimtari nga Vica, Lezam Ramadani!

Sot pas nje smundjeje te rëndë ndërroi jetë veprimtari atdhetari dhe luftëtari nga fshati Vicë i Tetovës, Lezam Ramadani, i njohur si La Xam.

Ai terë jetën e tij ia kushtoi veprimtarisë patriotike e atdhetare duke qenë pjesë e luftës për çlirimin e Kosovës e deri në luftën çlirimitare këtu në Maqedoni të Veriut. Ramadani ka qenë pjesë e shumë aktiviteteve kombëtare ne mbarë hapësirën shqiptare.