Ka në trup tatuazhin e Thaçit, modelja e pikëlluar: Sot mu shua dita, idoli im me ty përjetësisht

Advertisment

Pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili më pas dha dorëheqjen dhe shkoi për në Hagë, kanë vërshuar reagimet në rrjetet sociale, por edhe në studiot televizive.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe Suzana Tahiri (Shqiponja), modelja e cila ka në krah një tatuazh të Thaçit.

Reklame

“Sot mu shua dita; Sot mu përmbys ëndrra; Sot me humbi shpresa; Por një dit si sot do të del e vërteta; Triumfi im idoli im me ty përjetësisht. HTH”, shkruan Suzana pas vajtjes së Thaçit në Hagë.