‘Ka një lajm të mirë’, mjekja shqiptare në Gjermani flet për vaksinën kundër Koronavirusit

Advertisment

Anglia dhe Gjermani kanë njoftuar se do të testojnë një vaksinë anti-COVID dhe kjo do të bëhet shumë shpejt tek njerëzit. Për këtë lajm ka folur edhe kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, Marsela Ceno.

Ajo tha se këto hapa të shkencës dhe mjekësisë janë pozitivë, por shtoi se vaksina për t’u certifikuar si efikase duhet të kalojë në disa faza.

Reklame

“Po, do ta konsideroj si një lajm të mirë. Pas fazës së parë, pasojnë edhe dy faza të tjera, që është faza 2b, ku duhet të behët gjetja e dozës përkatëse e vaksinës, e cila testohet në një numër të madh dhe pastaj vijon edhe tek faza e tretë për të parë efikasitetin e vaksinës.

Unë uroj që kjo fazë e parë të jetë pozitive dhe të kemi mundësi të provojmë fazën e dytë dhe të tretë të vaksinës”, tha ajo në Euronews Albania.

Teksa bëri një bilanc të situatës në Gjermani, doktoresha shqiptare tha se në bashkëpunim dhe me kolegë të tjerë kanë ofruar ndihmë për bashkatdhetarët tanë që ndodhen në Gjermani.