Ka shqiptarë edhe më të varfër! Ermal Fejzullahu kundër kolegëve: E turpshme që flasin, sikur janë pa bukë

Advertisment

Vendimi për të ndalur çdo aktivitet kulturor apo koncert pas orës 20:00 u prit me protesta dhe ankesa nga artistët dhe këngëtarët. Një numër i madh këngëtarësh kanë shprehur pakënaqësinë për mbylljen së klubeve të natës dhe diskove duke thënë se prej katër muajash janë mbetur pa punë dhe e pa të ardhura.

Por këngëtari Ermal Fejzullahu është shprehur se është turp për kolegët e tij që flasin për mungesë lekësh. Ai tha se në Shqipëri dhe Kosovë ka shumë shtresa edhe më të varfëra, prandaj është turp për këngëtarët që ankohen se kanë mbetur pa punë.

Reklame

“Kolegët e mi janë ligështuar sepse nuk kanë pasur shumë punë”.

“Por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, duke thënë se nuk kemi punë”.

“Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë dhe t’i kënaqim ata njerëzit. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë. Është turpi i botës, të betohem,”- tha Ermal Fejzullahu i ftuar në emisionin “Ora Verore”.

Megjithatë, ka një kategori këngëtarësh, instrumentistësh, apo artistësh që sigurojnë shumë pak të ardhura, nga aktiviteti apo profesioni i tyre, ndaj edhe duke mos u lejuar të vazhdojnë aktivitetin dhe duke u barazuar me ata që fitojnë miliona brenda një nate, ata ndihen edhe më të diskriminuar.

Nga ana tjetër këta artistë nuk kanë siguruar as mbështetje financiare nga qeveria, çka i ka penalizuar ata, ashtu si edhe shtresa të tjera për mbijetesë./NOA.al