Kabineti i Grubit sqarohet pas reagimit të Ambasadës së ShBAve për rrjetin 5G

Advertisment

Kabineti i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi kanë sqaruar pas reagimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G.

“Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, Xhang Xuo gjatë takimit në Qeveri e hapi temën e rrjetit 5G dhe komunikimeve digjitale dhe foli për kompanitë Huawei dhe Zëvendëskryeministri i parë Grubi, pasi që e dëgjoi bashkëbiseduesin, theksoi që në lidhje me 5G teknologjinë, vendi ynë si anëtar i NATO-së ka obligime ndaj aleancës dhe aleatëve, e në veçanti ndaj partnerëve tanë strategjik”, thanë nga Kabineti i Grubit për TV21.

Reklame

Ky sqarim vjen pasi pas takimit që Grubi pati me Xuo reagoi Ambasada e ShBA-ve në Shkup duke thënë se, “Ndërmarrjeve kineze nuk mund t’u besohet për 5G”.

Reagimi i Ambasadës erdhi pasi dje Grubi u takua me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Xhang Xuo, ku bisedua për “komunikimet strategjike elektronike, rrjetin 5G dhe detyrimet që i kemi si anëtare e NATO-s”./TV21