Kah do t’ia mbajë RDKja, kush është interesi kryesor i Vesel Memedit?

Advertisment

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) është njëra nga partitë shqiptare opozitare që pritet të garojë në zgjedhjet e 12 prillit.

Pas kongresit të dytë partiak, kjo parti deri tani nuk ka dhënë sinjale se do të garojë e vetme në zgjedhje apo do ti bashkohet ndonjë koalicioni.

Reklame

Kryetari kësaj partie, Vesel Memedi kohë më parë theksoi se të gjitha partitë politike kanë interesim të madh për të bashkëpunu dhe koalicionu me RDKnë.

“Ne nuk kemi interesim për askend, ndërsa të gjitha partitë e tjera kanë interesim të jashtëzakonshëm të bashkëpunojnë dhe koalicionojnë me RDK.

Të gjithë nga BDI e të gjithë të tjerat janë interesuar për koalicionim me RDK. Por neve nuk na intereson asgjë përveç konceptit tonë politik. Ne nuk lusim askend dhe nuk jemi të interesuar”, theksoi Memedi për TV Globi. (INA)