Kah po dilni këtë verë? Turqia dhe Shqipëria destinacionet e vetme për pushime (VIDEO)

Advertisment

Edhe pse pandemia me korona virus pamundësoi që të udhëtohet kudo, megjithatë qytetarët edhe këtë verë siç duket nuk hoqën dorë nga pushimet verore. Destinacionet e vetme ku mund të verojnë janë Shqipëria dhe Turqia. Nga Agjencia turistike “Sava Turs”, thonë se mbrëmë ka fluturuar aeroplani i parë me 186 pasagjerë në Antali të Turqisë.

“Mbrëmë ishte fluturimi i parë, 20 korrik, 02:40 minuta, 186 pasagjerë udhëtuan në Antali. Në këta aeroplanë, duhet ta përmend këtë, ka 6 vende të zbrazëta të cilat janë të rezervuara për ekipin mjekësor. Në çdo aeroplan ka nga një ekip mjekësor për çdo rast. Në qoftë se ka ndonjë problem, ekipi menjëherë do të intervenojë”, theksoi Zoran Vuk, nga Agjencia turistike “Sava Turs”.

Reklame

Sipas protokolleve nga institucionet kompetente, gjatë fluturimit të gjithë pasagjerët duhet të mbajnë maska mbrojtëse.

“Sipas protokolleve që janë nga Ministria e Shëndetësisë, çdo pasagjer duhet të mbajë maskë. Të mos ketë keqkuptime – maska është e detyrueshme edhe për fëmijët më të vegjël”, u shpreh Zoran Vuk.

Ekipi i TV21 i pyeti qytetarët – a planifikojnë të shkojnë diku për t’i kaluar pushimet verore?

“Jo, nuk kemi frikë, pse të frikësohemi? Çdo vit shkojmë në pushim në Ohër dhe Strugë”.
“Sivjet nuk do të shkojmë për pushime, tashmë ishim në Ohër. Kemi frikë nga korona. Të gjithë kanë frikë, jo vetëm unë”.
“Jo, nuk do të shkojmë, edhe për shkak të frikës, edhe për shkak të krizës. Do të shkojmë pak në fshat”.
“S’ka shans, për shkak të koronës. E dini arsyen. Arsyeja është korona, kurse ne jemi grupe të rrezikuara, të moshuar jemi. Kemi shumë frikë. Gjatë jetës shumë herë kemi qenë të sëmurë, kështu që sivjet do të stagnojmë, për vitin tjetër do ta shohim çfarë do të ndodhë, veç paçim shëndet”.

Kërkesa për pushime verore është rritur edhe në kapacitet vendase, kurse interesim më të madh ka për hotelet dhe apartamentet në Ohër, ku për shkak të epidemisë edhe çmimet për akomodim janë rritur.

-Në përgjithësi Ohri gjithmonë ka qenë i shtrenjtë. Qytetarët e Ohrit duan të flasin se qyteti i tyre është qyteti më i shtrenjtë edhe për ohridasit, por edhe për turistët që shkojnë atje. Çmimet janë joreale për standardin tonë, sidomos në objektet hotelierike”, deklaroi Zoran Vuk nga Agjencia turistike “Sava Turs”.

Vetëm në maj të këtij viti, vendin e kanë vizituar 838 turistë, që është për pothuajse 100% më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Siç kumtojnë nga Enti Shtetëror për Statistikë, janë realizuar 4.946 bujtje, që është për 97,6% më pak.