Kallëzim pe nal edhe ndaj Lile Stojanovskës për evazion fiskal

Advertisment

Ka marrë 260 000 euro ndërsa përmes projekteve ka premtuar që do të siguroj 3 milionë e gjysë euro në emër të donacionit për kompaninë ndërtimore “DAN MAK”. Kundër moderatores televizive Lile Stojanovska, policia financiare në Prokurorinë e Shkupit ka ngritur kallëzim pe nal për evazion fiskal.

Në policinë financiare, Stojanovska është denoncuar nga kompania ndërtimore “DAN MAK”. Sipas pohimeve të kompanisë, moderatorja i ka premtuar donacion për përgatitjen e “Projektit për asociacion internacional për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”. Nga Policia financiare thonë që Stojanovska në verën e vitit 2017 tre herë në llogarinë e saj bankare ka pranuar të holla në vlerë prej 16 095 600 denarë. Por, nuk ka paraqitur tatim në vlerë prej 29 mijë eurove.

Reklame

Të hollat si të ardhura të realizuara, e denoncuara L S i ka marrë në tërësi personalisht për vete, pas çka, pa i paraqitur në Paraqitjen Vjetore të tatimit për vitin 2017 në DAP, nuk ka llogaritur dhe nuk ka paguar tatim personal të të ardhurave në lartësi prej 1 788 398 denarëve, duke dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftojnë nga Policia financiare.

 

Stojanovska ka thënë se të gjitha paratë i janë kthyer kompanisë “DAN MAK”. Edhe akuzat e tjera nga pronarja e “Dan Mak” për lidhshmërinë e saj me BOKI 13, Stojanovska i mohoi duke thënë se kanë për qëllim që t’ia njollosin reputacionin e saj.

Sot, gjykimi për rastin “Reket” në të cilin i akuzuar i parë është Boki 13, nuk u mbajt. Bokit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe mjeku që e ka kontrolluar në Shutkë, ka thënë se nuk është në gjendje të marrë pjesë në gjykimin e sotëm. Gjykatësja Vaska Nikolovska Masevska do të kërkojë mendim tjetër për gjendjen e tij shëndetësore.

Për të shmangur çdo abuzim dhe manipulim rreth gjendjes së tij shëndetësore, gjykata do të urdhërojë që Jovanovski të kontrollohet në mënyrë konsuliare nga ekip mjekësh të Qendrës Klinike  tha Vaska Nikolovska Masevska, gjykatëse.

Avokati i Boki 13, Dukoski, pohon se nëse Jovanovski qëndron në Shutkë, do të ketë pasoja fatale.

Nuk e di se ku na shpien kjo. Me siguri duhet të vd esë që të ndërpritet procedura  u shpreh Sashko Dukoski, Avokat i Boki 13.

Seanca e ardhshme dëgjimore është caktuar për nesër. Prokuroria duhet të paraqesë mesazhe për këtë rast. Për zhvatje të 1 milion e gjys eurove akuzohen Boki 13 dhe Katica Janeva. Zoran Milevski e pranoi fajin dhe u dënua me 3 vjet bu rg.

Igor Stefanovski