Kallëzim penal për 7-të personat e përfshirë në përleshjen në Matkë

Advertisment

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se është proceduar kallëzim penale deri në Prokurorinë themelore publike-Shkup për 7 qytetarë të Shkupit, për përleshjen dhe përdorimin e armës në Matkë muajin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Sektori për punë të brendshme-Shkup ka ngritur kallëzim penale deri te Prokuroria themelore publike-Shkup kundër M.S.(40), Q.S. (23), M.S. (47), I.S. (25), R.I. (24), B.E. (32) dhe B.K. (24), të gjithë nga Shkupi, për shkak ekzistimit të dyshimeve se kanë kryer veprën penale ‘dhunë’, e dënueshme sipas nenit 386 nga Kodi Penal”, raportojnë nga MPB-ja.

Reklame

MPB-ja sqaroi se më 9 maj, rreth orës 15:10 në Matkë, të akuzuarit kanë shkaktuar problem në momentin kur kanë ardhur në platformën për varka në pronësi të A.S. (40), S.S. (41) dhe S.S. (31). I akuzuari i parë ka sulmuar A.S., ndërsa i akuzuari i katërt me thikë ka sulmuar. Krejt në fund në drejtim të A.S., i akuzuari i parë ka përdorur edhe armë.

Ndryshe, ditën e ngjarjes nëpunësit policorë të SPB Shkup në fshatrat Gllumovë dhe Rahçe të Shkupit i kanë privuar nga liria M.S. (46), B.E. (32), I.S. (24), R.I. (24) të gjithë nga Gllumova dhe B.K. (34) nga Rahçja për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepër penale “dhunë”.