Kalliri i Mirësisë: Mirësia juaj po vazhdon të arrin deri te nevojtarët (FOTO)

Sot OH “Kalliri i Mirësisë” në kuadër të projektit emergjent me rastin e pandemisë së Covid 19, nën moton “Mirësi dhuro, shpresë ofro”, përfundojë me shperndarjen e 1000 pakove ushqimore të bashkangjitur me nga 25 kg miell.

Gjatë ditës u nisën dy kontingjente me pako ushqimore dhe miell për në qytetin e Manastirit dhe qytetin e Koçanit ku bashkëpuntorët e OH Kalliri i Mirësisë do ti dorëzojnë shtëpi më shtëpi familjeve me fëmijë jetim dhe familjeve me kushte të rënda ekonomike.

Prej nesër do të fillon edhe faza e dytë e projektit emergjent ku do të shpërndahen edhe 500 pako ushqimore.

Zyra për informim pranë OH “Kalliri i Mirësisë”-Shkup/09.04.2020/