Kalojnë ‘kufirin me tanke, forcat ushtarake turke alarmojnë Greqinë (VIDEO)

Ditët e fundit, Forcat e Armatosura turke kanë kryer një stërvitje të gjerë në kufi me Greqinë, duke futur në lëvizje një numër të madh tankesh.

Ushtria turke ka publikuar pamje të momentit të ngritjes së një ure të lëvizshme në kohë rekord dhe kalimin sipër saj të disa tankeve të rëndë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Kjo lëvizje ka sjellë edhe reagime nga pala greke, e cila e quan këtë një provokim në një kohë kur tensioned mes dy vendeve janë në një pike kulminante.

Sipas asaj që shkruan gazeta greke “Protothema”, nga njëra anë, Turqia deklaron publikisht se kërkon dialog dhe pajtim me Greqinë, dhe nga ana tjetër kryen stërvitje ushtarake duke kapërcyer “kufirin” mes dy vendeve, lumin Evros.

Lumi Evros, kufiri natyror i Greqisë – Turqisë, është më pak se 50 km nga vendi ku u zhvilluan stërvitjet e ushtrisë turke.

Stërvitja në fjalë u zhvillua në datat 02-05 Shkurt 2021 me pjesëmarrjen e trupave të Forcave tona Tokësore dhe atyre Detare turke.