KAM kërkon të zbardhet deri në fund rasti me produktin ku u gjet mi i ngordhur

Advertisment
HTML Image as link

Kompania “KAM” nëpërmjet një njoftimi ka reaguar në lidhje me rastin me produktin ku u gjet mi i ngordhur, ndërsa kërkojnë nga institucionet kompetente të hetojnë rastin deri në fund.

Ata thonë se vazhdimisht kontrollojnë cilësinë e prodhimeve dhe afatin e tyre, si dhe punojnë në përputhje me rregullat ligjore.

Reklame

“I tillë është rasti me produktet nga prodhuesi në fjalë, i cili në tremujorin e kaluar të këtij viti është kontrolluar tre herë.

Menjëherë pas publikimit të informacionit, në përputhje me procedurat e kompanisë, ligjet dhe standardet në fuqi për të mbrojtur interesat e klientëve, KAM menjëherë filloi procedurë për të hetuar rastin dhe produkti në fjalë u tërhoq plotësisht nga të gjitha tregjet tona, deri në zbardhjen e rastit nga organet kompetente të inspektimit”, thuhet në njoftimin e “KAM”.

Më tej shtojnë se pas konfirmimit të gjendjes faktike, do të mund të merren të gjitha masat adekuate ligjore me qëllim të informimit të drejt të opinionit dhe mbrojtjes së interesit të konsumatorëve./Telegrafi/