Kamçev i’a del, do të paguajë 5.1 milionë euro dhe 1 vit burg?!

“Biznesmeni Orce Kamçev e pranoi fajësinë për rastin “Perandoria” dhe u dënua me një vit burg”, tha kryetarja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska.

Në intervistën për Top Temën që do të transmetohet sonte në Tv Telma, ajo sqaron se Kamçev ka paraqitur kërkesë për marrëveshje rreth 15 ditë më parë dhe dy ditë më parë marrëveshja ka kaluar në gjykatë. Krahas dënimit me burg, Kamçev do t’i paguajë buxhetit të shtetit edhe 5,1 milionë euro (rreth 320 milionë denarë) përmes Drejtorisë së të Hyrave Publike (DHP).

Reklame

“Të mërkurën (para dy ditësh) është pranuar projektmarrëveshja me Kamçevin. 320 milionë denarë (rreth 5,1 milionë euro) do të paguhen nga kompania “Kara” apo “Orka Holding”. Kompania është në pronësi të Orce Kamçevit. Këto mjete duhet të paguhen në DHP. Projektmarrëveshja është verifikuar nga gjyqtari i procedurës paraprake. Kjo do të thotë se kundër tij nuk do të zhvillohet asnjë procedurë dhe ai është pajtuar me një vit burgim”, tha Ruskovska.

Ajo sqaron se nisma është dorëzuar 15 ditë më parë. “Kur parashikohet dënimi me pesë vjet burgim, pëlqimi duhet të jepet nga prokurori publik. Ne biseduam me prokuroren kompetente Lile Stefanova dhe i dorëzuam propozim prokurorit të shtetit Ljubomir Jovevski. Për shtatë ditë e kemi marrë pëlqimin dhe në ndërkohë ia ka paguar mjetet në DHP”, thotë Ruskovska.