Kameramani anglez – Më 1997 xhironte luf tën e Kosovës, të martën ndeshjen ndaj Anglisë

75

Kameramani Chris James ka një histori më shumë se 20-vjeçare me popullin e Kosovës.

Ndeshja e të martës mbrëma mund të themi se ishte vëllazërore, shkaku i afërsive dhe dashurisë së dy popujve mes tyre.

Ndihma e madhe e britanikëve në luf tën e Kosovës, ka bërë që këta të fundit të mos harrojnë asnjëherë të mirat e tyre.

Shumë britanikë kishin ndihmuar në mënyrë të ndryshme në luf tën e Kosovës dhe i tillë ishte edhe kameramani Chris James, i cili shfaqte pamje nga ter rori që bëhej atëkohë.
Tani pas më shumë se 20 viteve, James ka pasur fatin të incizoj edhe ndeshjen në mes të Kosovës dhe Anglisë të zhvilluar në St Mary’s të Southamptonit, ku përfundoi me fitoren 5-3 të vendasve.

“Më 1997 në vijën e parë frontale të Kosovës dhe më 2019 në vijën e fushës – dhe asnjëherë një hap prapa. Kameramani Chris James”, shkruan gazetari Gabriel Clarke. /Telegrafi/