Kamjani dhe Bërvenica më të prekura nga Covid 24 orët e fundit

Advertisment

Rezultatet e sotme të testeve për Covid 19 kanë treguar se Tetova është qyteti më i prekur gjatë 24 orëve të fundit ku ka 11 raste të reja dhe te 4 të shëruar është rikthyer virusi, raporton Tetova1.

Nga gjithësej 11 rastet e reja 6 janë në Kamjan dhe Pallçisht, 3 në Bërvenicë, 1 në Tetovë dhe 1 në Trebosh.

Reklame

Bujar Osmani pas mbledhjes emergjente me shtabin e krizës në Tetovë, bëri apel që sa më shumë të ketë kujdes në këtë periudhë kur epidemia duket se po largohet.