Kanal 5: Në 24 orët e fundit numri i të infektuarve me Covid-19 arrin mbi 100

Advertisment

Burime nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Kanal 5 se gjatë ditës ë sotme numri i të infektuarve me koronavirus pritet të jetë mes 110 dhe 120 pacientë.

Nëse konfirmohen këto informacione, ky do të jetë piku më i madh që nga paraqitja e epidemisë.

Reklame

Deri tani, numri më i madh i pacientëve të infektuar brenda një dite është 107 dhe u shënua në muajin prill, transmeton Gazeta Lajm.

Numri i viktimave në 24 orët e fundit ende nuk është bë i njohur, por kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi veçmë ka informuar për një viktimë nga fshati Mateç i kësaj komune.