Kandidatët për deputetë nga BDl-ja e Gostivarit takojnë banorët e Çegranit

Advertisment

Kandidatët për deputetë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar kanë vijuar fushatën në takime derë në derë me banorët e Çegranit.

Kandidatja për deputete ng radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivari, zonj. Vjollca Latifi – Ademi i shoqëruar nga sekretari i degës, z. Ylber Jusufi vizutan fshatin Çegran ku dhe vizituan Shoqërinë Kulturore Artistike – SHKA “Jahi Hasani” dhe disa familje të këtij vendbanimi.

Reklame

Kandidatja Latifi – Ademi nga afër dëgjoi kërkesat dhe sukseset e arritura nga drejtuesi i SHKA “Jahi Hasani”, z. Zani Memedi. Anëtarët e shoqërisë, me këtë rast kandidates për deputete i dhurun disa dhurata simbolike me vlera të larta nga tradita dhe kultura shqiptare.

E shoqëruar nga sekretari i degës, z. Ylber Jusufi kandidatja Latifi – Ademi vizitoi edhe familjen e nderuar të Profesor Muhamer Sadiku, ish kryesues i Këshillit të komunës së Gostivarit dhe aktualisht ligjërues në Universitetin e Tetovës.

Gjatë qëndrimit në Çegran kandidatja Latifi – Ademi elaboroi idenë e liderit Ahmeti për Kryeministrin e parë shqiptar.

Edhe kandidatja për deputete në Zgjedhjet Parlamentare të 15 Korrikut, Arta Bilalli – Zendeli ka vijuar takimet derë në derë me banorët e Çegranit, nga dhe vjen. Duke respektuar protokolin për mbrojtje nga CoVid-19, kandidatja Bilalli – Zendeli njoftoi nga afër familjet çegranase për idenë e liderit Ahmeti për të patur Kryeministrin e parë shqiptar si dhe platformën e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI.

Kandidatja Arta Bilalli – Zendeli, po ashtu, bëri thirrje që elektorati shqiptar të fuqizon votën dhe të bëhet i mundur realizimi i idesë për Kryeministrin Shqiptar.

Aktivitetet e kandidatëve për deputetë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, do të vijojnë edhe në ditët e tjera të fushatë zgjedhore.