Kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes Shkupi – Ballkani, e vlefshme për Ligën e Konferencës

Menaxhmenti i FC Shkupit ka bërë me dije se kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes për ditën e enjte (18 gusht) mes FC Shkupi dhe FC Ballkanit që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Todor Proeski”, ndeshje e vlefshme për Ligën e Konferencës.

Biletat kushtojnë 100 denarë dhe janë të gatshme prej nesër nga ora 11:00 pranë 𝘓𝘐𝘛𝘌𝘙𝘈𝘛𝘜𝘙𝘈𝘔𝘒, 𝘊𝘐𝘛𝘠𝘔𝘈𝘓𝘓 & 𝘌𝘈𝘚𝘛 𝘎𝘈𝘛𝘌 & 𝘙𝘈𝘔𝘚𝘛𝘖𝘙𝘌, ÇARSHIA E VJETËR dhe pranë STADIUMI TË ÇAIRIT. Kjo është xhiroja e parë, ndërsa ndeshja e kthimit do të jetë pas një jave në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.