Kaos në burgun e Shuto Orizres, të burgosurit futen në grevë urie: Këtu po vdesin njerëzit…

Një kaos i vërtetë ka shpërthyer në burgun hetues të Shuto Orizares pas vdekjes së një të burgosuri i cili rezultoi pozitiv në virusin Korona, njofton gazeta Koha nga burime brenda burgut.

“Gjithë burgu është ngritur në këmbë, jemi futur në grevë urie sepse këtu njerëzit janë duke vdekur prej virusit Korona, tash erdh drejtori të na sheh sepse nuk kemi as mjek e as asgjë, shumë keq është këtu, gjendja është shumë e rëndë”, kështu theksojn për gazetën KOHA disa të burgosur nga ky burg.

Edhe përkundër asaj që gazeta KOHA tentoi të merr prononcim nga autoritetet e këtij burgu për gjendjen dhe atë se cfarë po ndodh brenda burgut, nuk arritëm të marim ndonjë prononcim.(koha.mk)