Kaosi urbanistik në Kodrën e Diellit, ja çka thotë Kasami

Të dashur qytetarë,

I shqetësuar për kaosin urbanisitik që shkaktohet në Kodrën e Diellit sidomos ditëve të fundjavës, mungesën e parkingjeve, i’u njoftoj se si kryetar komune së bashku me ekipin tim po bëjmë të pamundërën për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi. Si pjesë e saj, është paraparë edhe rindërtimi i Teleferikut të qytetit, simbolit tonë “Tetovë – Kodër e Diellit”. Po ashtu, ftoj për bashkëpunim institucionet e pushtetit qendror, shoqërinë civile dhe të tjerë për të dhënë ndihmesën e tyrë në hartimin e planit detal urbanistik.
Gjithashtu si pjesë e planit për vitin 2022 është paraparë edhe ndërtimi i parkingut në kate në Kodër të Diellit e cila do të krijonte mbi 900 vende parkimi.

Reklame

Kodra e Diellit meriton një përkujdesje më të mirë. Bashkërisht Kodrës së Diellit do t’ia kthejmë shkëlqimin e munguar!