Kapet 300 kg k okainë në portin e Durrësit, gjendet në kamionin e një shtetasi nga Maqedonia

Plot 300 kilogramë lëndë e dyshuar ko kainë është sekuestruar në Portin e Durrësit nga Task Forca e Portit.

Policia e Shqipërisë njofton se droga është gjetur në kamionin e një shtetasi nga Maqedonia e Veriut.

Reklame

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narbkotike, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësi, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje një kamion transit me targa të Maqedonisë së Veriut.