Kapiteni Alimi fton “Ballistët” për derbin kundër Vardarit: Me ndihmën tuaj deri te fitorja (Video)

45

Kapiteni i Shkëndijës, Armend Alimi, në një intervistë për Sporti në Lajm Tv ka folur për përgatitjet dy javore të kuqezinjve në Antalia dhe për ndeshjet kontrolluese në bregdetin turk.

Ai flet edhe për përforcimet e mëdha që sollën drejtuesit e klubit, si psh Agim Ibraimin, Zeni Husmanin si dhe për disa futbollistë me perspektivë të madhe.

Mesfushori kumanovar flet edhe për derbin e javës së parë të sezonit pranveror me Vardarin, më 17 shkurt në stadiumin e qytetit në Tetovë.

31 vjecari pret që Shkëndija e tij do të shënoj fitore dhe do t’i gëzonte pafund tifozët e skuadrës, Ballistët.