Dje rreth orës 16 e 35 minuta, në SPB Tetovë është denoncuar se në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të daljes për në fshatin Zherovjan, vetura e tipit ,,BMV” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 49-vjeçari L.I. nga Sedllarca e Epërme, gjatë lëvizjes është kapluar nga zjarri.

Persona të lënduar nuk ka pasur, kurse me intervenim të Ekipit territorial të zjarrfikësve të Tetovës zjarri është lokalizuar. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Serktorit të Punëve të Brendshme Tetovë.