Kaq bukur do të duket në klipin e ri Aida Doçi

Paraqitja e saj në X Factor Albania, ishte ndër hapat e parë që e bëri të njohur për publikun.

Mirëpo më vonë Aida Doçi bëri bujë të madhe me këngët e saj cover, shkruan “Kosovarja”. Ajo tashmë ka realizuar projektet e saj muzikore, të cilat dëgjohen dhe pëlqehen jashtëzakonisht nga publiku.

Baladat e saj jaë aq të bukura, të cilat i ka realizuar me zërin e saj të mrekullueshëm, të cilat dëgjohen e ‘përjetohen’.

Aida është duke punuar në videoklipin e këngës “DURO SHPIRT”, teksa për publikun ka sjellë sekuenca dhe imazhe gjatë xhirimeve.

Ajo duket e rregulluar mjaftë bukur dhe ka marrë komente të shumta nga ndjekësit që mezi presin ta dëgjojnë projektin e radhës së Aidës./Kosovarja/