Karantinë për Bajram, pisllëqe politike

Advertisment

Gjyla Çeliku

Karantinë për Festën e Bajramit me izolim gjatë gjithë uikendit, kur Zvicra, Gjermania, Amerika kanë hapur edhe restorantet. Shkollat. Ketu vazhdon politika me karantinë. Bastoret dhe kazinot të hapura. Sa e dhimbshme! Nëse prisni donacione për fushata mos harroni që popullin e keni në hall dhe I mungon kafshata e bukës.

Reklame

Pisllëqe politike duke blerë njerëz që të heshtin mos u kritikojnë. Une nuk shitem dhe blehem, sepse misioni im është populli të cilin ju e keni harruar, nje pjesë e keni përzënë, nje pjesë pa bukë goje, një pjesë akoma punon për ju dhe nje pjesë të rinisë e keni droguar.

Shpifje të natyrave të ndryshme. Me mua nuk keni guxim, por keni filluar të ngacmoni njerëzit e mi, duke harruar që ata/ato që I shihni me mua janë edhe njehere me te guximshëm se unë dhe nuk tremben nga ju sepse u njohin kush jeni dhe cka bëni e keni bërë.
Fushata karantine me politikë shit-blerjesh dhe fort e pisët.