Karaxhovski: Një person i prekur nga Koronavirusi nuk paraqet rr ezik për tërë popullatën

Advertisment

Mjeku Zharko Karaxhovski, nga Instituti i Shëndetit Publik tha se nuk duhet të përhapet panik dhe se shërbimet mjekësore janë të gatshme 24 orë të reagojnë. Ai tha se një person nuk paraqet rrezik për banorët e tjerë.

“Asgjë nuk na ka befasuar. Një person pozitiv nuk është rrezik për banorët e tjerë. Shteti nuk do të ndalojë transferim dhe transport të personave”, ka thënë Karaxhovski.

Reklame

Ai ka shtuar se të gjithë kinezët të cilët vijnë në Maqedoninë e Veriut janë izolim 14 ditor. Nga ana tjetër kryeministri teknik, Oliver Spasovski, ka deklaruar se vendimet do të sillen në baza ditore./SHENJA/