Karaxhovski: Pas përfundimit të pandemisë do të hulumtojmë nëse virusi ka qenë prezent më herët

Epidemiologu nga Instituti i Shëndetit Publik, Zharko Karaxhovski gjatë konferencës së sotme për shtyp njoftoi se pasi të përfundon pandemia Covid-19, do të hulumtohet nëse virusi korona(Covid-19) ka qenë më herët prezent në vendin tonë.

Karaxhovski theksoi se janë ruajtur një numër i madh i mostrave materialeve prej rasteve me influencë (gripit) në të cilat do të analizohet nëse ka prezent edhe Covid-19.

“Ajo që më së shumti na shqetëson është ajo që..në prespektivë, kur të mbaron i gjith ky aktivitet, në kohë më të mira dhe më të lumtura, kur do të mund të shmangemi nga e gjith kjo punë, do të bëjmë një hulumtim në të cilin do të shohim me siguri, nëse prej rasteve të shumta që janë shënuar me influencë ose grip, respektivisht në ato materiale a ka edhe virus korona- Covid”-tha Zharko Karaxhovski./GazetaExpress