Mallakastër – Rritja e çmimit të karburanteve në treg ka bërë që fermerët të braktisin mjetet e mekanizmat bujqësore e ti rikthehen që punët ti bëjnë me kafshë.
Fermeri Tefik M nga Ninshi i Mallakastrës ka pohuar se është rritur tashmë dhe çmimi i gomerëve dhe mushkave. Kjo rritje çmimesh ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimit të karburanteve ku litri ka shkaur me 2500 lekë të vjetra.
Ai thotë se një gomar shitet me 50 mijë lekë të reja e një mushkë 150 mijë lekë të reja por më e keqja është se nuk gjen dotë.








