Kartelat pagesore së shpejti në duart e qytetarëve, paralajmëron Ministria e Financave

Ministrja e Financave, Nina Angellovska në konferencën e sotme për shtyp prezantoi kartelat pagesore, si masë nga pako e tretë për tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga Covid-19 duke stimuluar blerjen e prodhimeve vendore, përcjell Alsat.

Angellovska theksoi se 324.479 qytetarë do të shfrytëzojnë këtë masë e cila i ka kushtuar shtetit 28 milion euro.

Reklame

“Kanë mbaruar të gjitha procedurat për kartelat pagesore dhe këtë javë do të fillojë shpërdorja e tyre. Janë përgatitur listat e shfrytëzuesve të kartelave sipas kritereve të definuara në dekret.

Lista përfundimtare është shpërndarë në faqen http://kupuvamdomasno.gov.mk dhe janë nënshkruar kontratat me bankat. Qytetarët janë shpërndarë në bankat përkatëse dhe tani më po shtypen kartelat e para që së shpejti do të përfundojnë në duart e qytetarëve”, pohoi Angellovska.

Ministrja Angellovska theksoi se mbështetjen financiare, shfrytëzuesit do ta marrin thjeshtë, lehtë dhe pa procedura për aplikim, dhe se tashmë lista e personave që do të shfrytëzojnë këtë masë është e gatshme dhe mund të kontrollohet në www.kupuvamdomasno.gov.mk. Bankat do të shpërndajnë kartelat ose do të informojnë qytetarët që tërheqin kartelat në ekspoziturat e tyre.