Karvani ‘Realizo Ëndrrën’ i Kryeministrit të parë sot në Zhelinë, Strimnicë, Pallaticë, Shemshovë dhe Kopanicë

Advertisment

Sot, kandidati për Kryeministër, Naser Ziberi, me karvanin “Realizo ëndrrën tënde” filloi rrugëtimin e tij nga komuna e Zhelinës dhe më pas duke vizituar edhe fshatrat përreth, Shemshovë, Kopanic dhe Pallatic.

Ziberi realizoi takim me qytetarët e këtij rajoni me të cilët bashkëbiseduan rreth nevojave dhe ideve të vendasve të këtij rrethi duke ju prezantuar atyre këndvështrimet dhe planet e tij që ai planifikon për 100 ditshin e parë.

Reklame

Mes tjerash Ziberi theksoi rëndësinë e këtij rrugëtimi, duke jua shpalosur qytetarëve idenë e Kryeministrit të parë shqiptar, i cili
është simbol i fortë i barazisë, i multietnicitetit dhe i demokracisë bashkëkohore, gjithashtu është ide e një jetese më të mirë për të gjithë. Dhe për këtë arsye ne presim mbështetje jo vetëm nga qytetarët shqiptar, por edhe mbështetjen e maqedonasve dhe të bashkësive tjera etnike.