Kasami bashkë me deputetë vizituan zv.ministrat e Lëvizjes Besa

Advertisment

Delegacioni i Lëvizjes Besame në krye kreun e saj Bilall Kasami ishin në vizit tek zëvendës ministrat e kësaj partie në Arsim dhe Kulturë.

Në vigjile të nisjes së vitit të ri shkollor vizita u bë fillimisht tek Arafat Shabani i cili ushtron detyrën e zv në Arsim.

Reklame

“Duke e ditur në situatën që gjendet arsimi në vend për shkak të pandemisë Covid-19, nga kryetari Kasami dhe nga deputetët morra përkrahje të pa rezervë për të vazhduar me përkushtim dhe punë për t’ua lehtësuar nxënësve procesin mësimor”, shkruan në njoftimin e tij Shabani.

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami si dhe deputetët, Fadil Zendeli, Kastriot Rexhepi, Bastri Bajramin si dhe zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabanin vizituan edhe zëvendësin e Kulutrës, Sedat Shabani.

“Gjatë takimit i njoftova me punët dhe projektet që kemi si dikaster. Kryetari Kasami më uroj për postin e ri, dhe njëherit tregoi mbështetjen e plotë në këtë drejtim”, shkruan në profilin e tij në FB, Sedat Sulejmani.