Kasami, duhet rregulluar gjithçka që BDlja e ka bërë keq (video)

Advertisment

Bilall Kasami, kreu i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, partia kryesore opozitare, thotë për emisionin Ballkan se po bëhen përpjekje për të krijuar një bllok opozitar në kampin shqiptar për tu vënë përballë BDlsë së Ali Ahmetit, për të rregulluar gjithcka që BDI “ka bërë keq.”

“Angazhim I fuqishëm I Lëvizjes Besa në këtë periudhë është që të bashkojë forcat e saj me forca të tjera opozitare, që të bëjmë një bllok të fuqishëm opozitar dhe votuesit opozitar ti japim një opsion fitues,

Reklame

opsion që do të bëjë ndryshimin tek shqiptarët e Maqedonisë më 12 prill të këtij viti”, tha ai për emisionin “Ballkan” të gazetares së Abc News, Linda Karadaku.