Kasami flamurin kuq e zi në sako, Mickoski kthen kokën anash! (Foto)

Advertisment

Dje, kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ratifikoi protokollin për antarsimin e vendit në NATO. Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin edhe figura të ndryshme nga jeta politike dhe ambasadorë të huaj.

I ftuar nga presidenti, Stevo Pendarovski ka qenë kreu i Besës Bilall Kasami, i cili ka ndjekur nga afër votimin e protokollit.

Reklame

Kasami ka qenë i ulur afër kreut të VMROsë, Hristijan Mickoski, ku edhe më pas kanë shpërthyer rrjetët sociale se Besa është e afërt me VMROnë.

Por, siç mund të shihet edhe në fotografi, Mickoski ka kthyer kokën në anën tjetër kur e ka parë se në “sakon” e Kasamit është i vendosur flamuri kuq e zi.

Edhe pse në shumë media është përfolur për një përafrim të mundshëm mes dy partive opozitare, por një gjë e tillë doli që nuk është e vertetë, sepse VMROja ende nuk duket e reformuar dhe nuk e ka tejkaluar çështjen e nacionalizmit.

Ndryshe, Kasami ka qenë kryetar i parë i një partie shqiptare në vend i cili është takuar me kreun e VMROsë në sy të opinionin publik.