Kasami informon qytetarët se ka rezultuar pozitiv me Covid

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka bërë të ditur se se pas rezultateve të marra kam rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Të nderuar qytetarë,
Dua të ju informoj se pas rezultateve të marra kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Në bazë të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë do i respektoj të gjitha masat anti-covid duke u izoluar.

Reklame

Gjatë kësaj periudhe obligimet e mia si Kryetar i komunës së Tetovës do t’i kryej nga shtëpia.

Ju bëj thirrje të gjithëve që të mbani maskë dhe të kujdeseni për shëndetin Tuaj!”, ka shkruar Kasami.