Kasami: Ja çfar pashë në zyrat e Higjienës Komunale

Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka realizuar takim me punëtorët e Njësia Punuese “Higjiena Komunale”, informon portali “tetova1.

“Të lënë në harresë me vite, në kushte që vetëm ata dinin se si punojnë, dje, realizova takim me punëtorët e Njësia Punuese “Higjiena Komunale”. I tmerruar me pamjet e atjeshme. Baltë dhe zyra katastrofale. Rroba të vjetruara dhe pagë minimale. Thirrja emergjente është tani. Kujdesi i tyre ndaj qytetit duhet të kthehet me shpërblim” ka shkruar Kasami.

Reklame

“Përpara tyre u zotova për përkushtim më të madh ndaj tyre. Rroba të reja dhe ngritje të pagave do të jenë pikënisja e një transformimi për NPK-në.

Gjithashtu, i njoftova se shumë shpejtë në Tetovë do të arrijnë kamionë të rinj së bashku me kontenjerë që do të shërbejnë drejtëpërdrejt në lehtësimin e punës së tyre dhe pastërtin e qytetit tonë.

Dislokimi i tyre mbetet një përgjegjësi e madhe e jona, me të vetmin qëllim krijimin e një vendi sa më të përshtatshëm dhe adekuat për punëtorët e Higjienës Komunale.
2022-shi do të jetë vit i punës.

Për qytetin tonë!” thuhet në komunikatën nga Komuna e Tetovës./tetova1/