Kasami: Koalicioni “Mundemi” shpëtoi Maqedoninë nga izolimi

Kreu i Lëvizjes BESA në intervistë për programin “X-Y” që transmetohet në Zhurnal, ka folur për aktualitetin politik në vend. Ai mes tjerash ka thënë se koalicioni i partisë së tij me LSDM-në e Zoran Zaevit në zgjedhjet parlamentare të korrikut të vitit 2020, ka qenë i ndërtuar në bazë të forcës reale të dyja partive në terren.

“Bilall Kasami apo Zoran Zaev, ose koalicioni “Mundemi” e shpëtojë Maqedoninë nga izolimi dhe vazhdojë rrugëtimi euro-atlantik I vendit. Çdo kombinim tjetër do ta kthente vendi prapa dhe do të vëndohej në pikëpyetje rrugëtimi i mëtutjeshëm i Maqedonisë së Veriut, si dhe ekzistenca e shtetit. As Biall Kasami ka shpëtuar Zoran Zaev, dhe më së paku Zoran Zaev ka shpëtuar Biallin Kasamin, për shkak se koalicioni jonë ishte në bazë të forcës reale të dy subjekteve politike”, ka deklaruar mes tjerash në intervistë për “X-Y”, Biall Kasami.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Duke folur për zgjedhjet lokale të vjeshtës Kasami në intervistë thekson se partia e tij është e gatshme që në to të garojë edhe e vetme. “Ne si Lëvizje BESA konsiderojmë se jemi subjekt serioz dhe në zgjedhjet lokale mund edhe të garojmë të vetëm dhe në këtë drejtim janë të orientuara të gjitha strategjitë dhe resurset e Lëvizjes BESA”, ka theksuar Kasami në intervistë, duke potencuar se në raundin e dytë të së njëjtave nuk e përjashton mundësinë e koalicionimit edhe me partitë tjera.

Kreu i Lëvizjes BESA nuk i beson sinqeritetit të kreut të liderit të VMRo-DPMNE-së, Hristijan Mickosit sa I përket deklarimeve të tij, pro mbështetjes së ndryshimeve Kushtetuese për heqjen e referencës 20% për gjuhën shqipe. “Unë nuk kamë shumë besim te lideri i VMRO-DPMNE-së se do të mbështesë këtë iniciativë nëse ajo vjenë në rend dite, për shkak të pozicionit të partisë së tij që ende është i fuqishëm, pra me një element i fuqishëm etnocentrik dhe në momente të caktuara edhe tutje anti-shqiptar, anti-qytetar”, potencon Kasami. (Zhurnal.mk)