Kasami me kampionët e boksit

Sheshi “Iliria” sonte ishte arenë kampionësh për boksier nga vendet e ballkanit dhe evropës.

“Me “Natën e Kampionëve” e përmbyllëm edhe Verën Kulturore me moto “Festojmë në vendlindje”, për 10 ditë rresht ofruam program të pasur artistik për të gjithë moshat, pa ndasi duke respektuar secilin komunitet që jeton në qytetin tonë. Ky është programi kulturor me motive patriotike, artistike, me filma të metrazhit të shkurt, me poezi e recitime të ndryshme, kjo është pasuria e artit dhe kulturës sonë. Komuna e Tetovës edhe në të ardhmen do jetë promotor i artistëve të rinj, të cilëve deri tani u ka munguar mbështetja institucionale.

Falënderoj gjithë artistët, poetët, sportistët dhe të gjithë ata qytetar të vullnetit të mirë që u angazhuan në këtë projekt kaq të pasur artistik!

Tetova festoi me mërgimtarët dhe qytetarët e saj!

Shihemi në aktivitetet e rradhës!”, është shprehur Kasami, kryetari i komunës së Tetovës.(INA)