Kasami nga sheshi “Iliria”: Duke nderuar familjen Jashari, ne nderojmë vetveten

Kreu i Lëvizjes BESA, njëherit edhe kryetari i Komunës së Tetovës në takimin përmbyllës në sheshin e Tetovës, para mijëra qytetarëve, ka thënë se Tetova nga ky shesh ka nderuar familjen Jashari, dhe me këtë ka nderuar edhe vetveten.

“Duke nderuar familjen Jashari, ne nderojmë vetveten”, ka thënë Kasami nga sheshi i Tetovës në tubimin përmbyllës së fushatës zgjedhor për Këshillin Komunal në Tetovë që do të mbahen më 20 gusht.