Kasami: Palën tjetër e bashkoi interesi partiak, Besa do të vazhdoj t’i mbrojë votuesit opozitar

Advertisment

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se Lëvizja Besa është partia e vetme shqiptare e cila do të mbrojë votuesit e pakënaqur, opozitarë. Ai tha se partia e tij, do të vazhdojmë fuqishëm ta artikulojmë zërin e shumicës së shqiptarëve, raporton TV21

Përderisa për Lëvizjen Besa ka qenë i rëndësishëm vetëm votuesi opozitarë, për palën tjetër ka qenë vetëm interesi i ngushtë partiak. Në gjithë këtë proces kemi qenë të matur, transparent, të sinqertë dhe të kujdesshëm që të mos dëmtojmë vullnetin, shpresën dhe dëshirën e shqiptarëve të Maqedonisë për të sjellë ndryshimin. Do të vazhdojmë fuqishëm ta artikulojmë zërin e shumicës së shqiptarëve të cilët prej 2016-tës, janë votues opozitarë dhe sot kanë Lëvizjen Besa të vetmen parti që do të mbrojë këta votues”, tha Kasami.