Kasami: SHBA pro koalicionit LSDM – BESA (video)

Advertisment

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili po qëndron për vizitë në SHBA ka theksuar se SHBA ka shprehur mbështetje të fuqishme për koalicionin BESA-LSDM.

Përmes një video mesazhi të publikuar në rrjetin social, Facebook, Kasami thekson se gjatë takimit me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, ambasadorin Philip T. Reeker ka pranuar vlerësime pozitive për koalicionin e arritur mes LSDM dhe Lëvzijes Besa.

Reklame

Ai shtoi se koalicioni LSDM-BESË është garancë për orientimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut.