Kasami: Shëndeti i qytetarëve më i rëndësishëm, të shtyhen zgjedhjet

Shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se çdo kalkulim politik, prandaj në emër të Lëvizjes BESA i bashkangjitemi thirrjes për anulim të zgjedhjeve parlamentare për një datë më të përshtatshme dhe periudhë, ku rreziku nga virusi COVID-19 do jetë i eleminuar plotësisht.

Fitorja më e madhe e jona është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve. U bëj apel gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe bashkarisht të ndihmojmë në izolimin dhe eliminimin e plotë të kësaj pandemie.