Shëndeti i qytetarëve në rend të parë

Kreu i Lëvizjes Besa, Bialall Kasami i është bashkangjitur tthirjes për prolongim të zgjedhjeve.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Kasami thekson se prioritet parësor për Lëvizjen Besa është shëndeti i qytetarëve.

“Shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se çdo kalkulim politik, prandaj në emër të Lëvizjes BESA i bashkangjitemi thirrjes për anulim të zgjedhjeve parlamentare për një datë më të përshtatshme dhe periudhë, ku rreziku nga virusi COVID 19 do jetë i eleminuar plotësisht.

Fitorja më e madhe e jona është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve.
U bëj apel gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe bashkarisht të ndihmojmë në izolimin dhe eliminimin e plotë të kësaj pandemie”, shkruan kreu i Besës, Bilall Kasami.