Kasami shkon në SHBA, do të takohet me Reekerin dhe Engelin

Lideri i Besës Kasami në SHBA do qëndrojë në fillim të muajt mars, ku sipas burimeve nga Lëvizja Besa, ai do të zhvillojë takime me kongresmen, lobistë të çështjes shqiptare dhe me shoqatat e diasporës.

Kasami në SHBA, do të takohet edhe me ndihmës sekretarin e shtetit Philip Reeker dhe Eliot Engel.

Reklame

Kasami në SHBA gjithashtu do të shpalosë opsionin euroatlantik, duke theksuar se nuk ka kurfar problemi të koalicionoj me partinë maqedonase LSDM, sepse ato edhe ashtu sa i përket integrimeve euroatlantike asnjëherë skanë pasur rezervë dhe gjithnjë kanë dhënë dhe japin kontributin, dhe se në aspektin e kohezionit shoqëroro politik të Maqedonisë sa i përket edhe raporteve ndëretnike dhe raporteve tjera pra, ka një impakt pozitiv.