Kasami takohet me përfaqësuesit e OEMVP: Biznesi dhe kompanitë partner i rëndësishëm për zhvillimin e projekteve

Kryetari Lëvizjes BESA Bilall Kasami bashkë me sekretarin gjeneral Arjanit Hoxhën dhe kandidatin për kryetar komune në Tearcë Daut Memishi, realizuan takim me përfaqësuesit e OEMVP.

Tema e takimit ishte bashkëpunimi dhe koncepti i komunave, forcimi dhe partneriteti me bizneset dhe kompanitë.

“Realizuam takim pune me përfaqësuesit e OEMVP me temë bashkëpunimin dhe konceptin e komunave tona. Për ne si Lëvizja BESA, biznesi dhe kompanitë janë partner i rëndësishëm në zhvillimin e projekteve tona.

Resurset e komunave tona janë të limituara, andaj për ne kompanitë dhe bizneset janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e partneritetit privato-publik, nga i cili bashkëpunim ne do të mund t’i realizojmë shumicën e projekteve tona që janë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe për komuna europjane si qëllim final i subjektit tonë.” – shkruan Kasami.