Kasami takoi kongresmenin Engel

Advertisment

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami vazhdon takimet e ndryshme me personalitete të rëndësishme në SHBA.

Kështu gjatë vizitës në Uashington, Kasami është takuar me kongresmenin Eliot Engel.
Në fokusin e këtij takimi kanë qenë zhvillimet e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, zgjedhjet e 12 prillit si dhe opsioni politik i Lëvizjes BESA.

Reklame

“Takim miqësor me mikun e madh të shqiptarëve dhe Maqedonisë së Veriut, kongresmenin Elliot Engel!” , ka shkruar Kasami në profilin e tij në rrjetet sociale.

Kongresmeni Engel është kryetar i Komisionit për politikë të jashtme të Kongresit të SHBA-së si dhe një figurë e rëndësishme në Uashington.