#

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në intervistën për Gazetën Express ka komentuar përçarjen e krijuar në Aleancën për Shqiptarët, ku një numër i konsiderueshëm i strukturave dhe disa nga funksionarët e kësaj partie po tërhiqen nga partia e Selës dhe po përkrahin Lëvizjen BESA.

Kasami deklaroi se ka edhe shumë nëndegë dhe individë të ASH-së që do të kalojnë në Lëvizjen BESA e do të publikohen ditët në vazhdim.

Përndryshe, ditëve të fundit shumë individë dhe nëndegë të ASH-së janë dorëhequr nga kjo parti dhe kanë deklaruar se duan një koalicion joformal me Lëvizjen BESA.