Kasami uron Albin Kurtin

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami përmes një mesazhi ka uruar Albin Kurtin për detyrën e re të kryeministrit, pas votimit në Kuvendin e Kosovës.

Ja porosia e plotë e Kasamit.

“I nderuar Kryeministër z.Albin Kurti

Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe të Lëvizjes BESA t’ju uroj për detyrën e re juve dhe kabinetit tuaj qeverisës. Kosova para vetes ka shumë sfida, të brendshme e të jashtme, të cilat shpresoj dhe besoj se do t’i kaloni me dinjitet dhe përpikshmëri.

Ashtu siç jeni deklaruar gjithmonë, e siç keni vepruar si opozitar, shpresoj që tanimë edhe si kryeministër të punoni në interes të Kosovës dhe shqiptarëve.

Urime edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës zgjedhjen e Qeverisë së re, me shpresë se do t’i përfaqësojë denjësisht.”, thuhet në mesazhin e liderit të Lëvizjes BESA. (INA)