Kasami: Vendit i duhet një qeveri funksionale dhe institucione që do të jenë në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin Klan debat që transmetohet në televizionin Klan Maqedoni, ka folur për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Kasami ka theksuar se në një gjendje të jashtëzakonshme është e nevojshme një zgjidhje e jashtëzakonshme.

Sipas tij, kompromisi i arritur për mbajtjen e zgjedhjeve është i një vullneti të mirë, pavarësisht se do të zhvillohet në kushte të jashtëzakonshme, pasi këtë herë zgjedhjet mbahen më 15 korrik (dita e mërkurë), ndryshe nga Kodi zgjedhor që e parasheh mbajtjen e zgjedhjeve ditëve të diela.

Reklame

Shqetësuese është rritja e numrit të të infektuarve, por më shqetësuese është se vendi nuk ka qeveri funksionale dhe institucione funksionale. Një qeveri politike stabile, do të mund të jetë në shërbim të qytetarëve, si në aspektin shëndetësor, por edhe ekonomik.