Kasami viziton banjën e Tetovës, premton investime me qëllim për tërhequr më shumë turistë

Advertisment

Banja e Tetovës vazhdon të mbetet vendi më i vizituar nga një pjesë e madhe e tetovarëve dhe më gjërë, pavarësisht se politika e deritanishme nuk ka treguar interes për të investuar në këtë vend.

Sot kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, së bashku me aktivistë kanë vizituar Banjën e Tetovës në kuadër të fushatës zgjedhore të 15 korrikut.

Reklame

Kasami ka premtuar se Lëvizja Besa në qeverisjen e ardhshme këtë vend do ta shndërrojë në qendër turistike, me qëllim për të tërhequr më shumë vizitorë.